Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Në kohën kur janë shtuar ndjeshëm aksidentet me trotinete, ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të theksuar të infrastrukturës adekuate për biçikleta dhe trotinete elektrikë, pasi shtigjet shpesh janë të bllokuara ose të papërshtatshme për përdorim të sigurt. Sipas ekspertit rrugor Refik Miftari, këto mjete po përdoren edhe nga persona të mitur, gjë që e bën situatën shqetësuese dhe rrit ndjeshëm rrezikun në komunikacion.
“Maqedonia e Veirut ka bërë gabimin që në doganimin e këtyre mjeteve, sepse nuk kemi qenë të përgatitur për sjelljen e këtyre mjeteve, për shkak që çalojmë në aspektin e infrastrukturës , në aspektin e edukimit rrugor. Duhet të bëhet ndalimi i përkohshëm i këtyre mjeteve, për shkak se kemi mangësi të shumta që po na pengon në shoqërinë tonë”, deklaroi Refik Miftari, Ekspert rrugor.
Sipas Miftarit, edukata rrugore duhet të përfshihet si lëndë obligative në sistemin arsimor, në mënyrë që fëmijët të fitojnë njohuri bazë për sigurinë në trafik që në moshë të hershme.
“Ajo qe e theksoj, në vazhdimësi, duhet ministria e Arsimit ta përfshijë një lëndë obligative mësimore që së paku të kenë njohuri që në moshë të hershme për edukatën rrugore . Nëse bëjmë një krahasim me vendet e Bashkimit Evropian , ato e kanë të qartë sinjalistikën rrugore, e kanë të qartë infrastrukturën rrugore doganore që nga Konventa e Vjenës”,
Ndërkaq, ministri i Brendshëm Toshkovski, ditë më parë theksoi se ndryshimet ligjore pritet të shkojnë në Kuvend ku parashikohen kontrolle të shumta dhe dënime më të ashpra për përdoruesit e trotineteve elektrikë që nuk i respektojnë rregullat./Alsat.mk.
The post Siguria rrugore: Mungesë infrastrukture për biçikleta dhe trotinete elektrike appeared first on Alsat.
