Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u rreshtua pas kërkesave të gjyqtarëve për financimin e tyre. Ajo në konferencën e kryetarëve të gjykatave supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u mbajt në Shkup, theksoi se pa mjete financiare nuk mund të ketë gjyqësi të pavarur.

“Ne nuk flasim vetëm për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Ne flasim për një mbështetje shumë të rëndësishme logjistike në punën e gjyqësorit, si dhe të Këshillit Gjyqësor dhe të institucioneve të tjera. Pra, mbetem se kanë të drejtë të gjithë në gjyqësor dhe në institucionet e tjera të drejtësisë se pa mjete financiare nuk mund të ketë as gjyqësi të pavarur, dhe jo vetëm kaq, por edhe gjyqësi efikase dhe efektive”, tha Gordana Siljanovska Davkova.