Gabriel Martinelli është gati ta ndihmojë trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti, duke luajtur aty ku ka nevojë skuadra, pas mungesës së Raphinha. Sulmuesi i Arsenalit siguroi se nuk e ka problem të luajë në krahun e djathtë, rol që e ka mbuluar shpesh në Angli, edhe pse preferon krahun e majtë.

“Jemi të trishtuar për atë që i ndodhi Rafa, por Brazili ka shumë lojtarë cilësorë. Preferoj të luaj në të majtë, por shumë herë tek Arsenali kam luajtur edhe në të djathtë. E bëra edhe ndaj Francës në miqësoren këtu në SHBA. Vendimi i takon trajnerit”, – tha Martinelli.

Sulmuesi foli edhe për Neymar, i cili ka përshpejtuar rikuperimin e tij: “Është në një nivel të lartë, e shohim cilësinë e tij. Të gjithë e njohin cilësinë që ka. Intensiteti me të cilin është rikthyer tregon se i intereson shumë ky Botëror. Të kesh në dispozicion një lojtar si ai është fantastike”.

Në fund, Martinelli u ndal tek ndryshimet mes Ancelottit dhe Mikel Artetës: “Janë shumë të ndryshëm. Stili i tyre është ndryshe. Duhet të përshtatem kur vij këtu. Janë dy trajnerë të mëdhenj. Jam i lumtur dhe i nderuar që punoj me ta. Duet me Vinicius Júnior? Çdo futbollist në botë do të ishte i lumtur të luante përkrah Vinit dhe të kishte mundësinë ta ndante fushën me kaq shumë lojtarë të mëdhenj”.

The post Martinelli: Jam gati ta zëvendësoj Raphinha në të djathtë, ja ku ndryshon Ancelotti nga Arteta appeared first on Telesport.