Ndonëse përfundoi viti shkollor me mungesa të shumta të teksteve shkollore, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, i vlerëson si të suksesshme dy vitet e mandatit të saj, duke theksuar se janë realizuar reforma të shumta në arsim dhe se librat janë siguruar dhe shpërndarë në kohë. Dy javë pasi kishte filluar viti shkollor 2025/2026 nxënësit ankoheshin se funksionojnë duke marrë shëime nga tabela e duke fotografuar mësimet.
Megjithatë Janevska insiston se nxënësit janë të pajisur në kohë me libra dhe se atje ku ka pasur mungesa ka qenë për fajin e drejtorëve të cilët nuk kanë kërkuar më shumë tekste shkollore.
Ajo tani lavdërohet se qeveria e re po përkrahë nxënësit e talentuar që marrin pjesë në gara duke i mbuluar shpenzimet.
“Për herë të parë qeveria e re bëri ndryshim në Ligjin për arsim të mesëm që të përkrahë nxënësit e talentuar që marrin pjesë në gara dhe olimpiada shkencore ndërkombëtare, duke i mbuluar në tëresi shpenzimet për kotizimet, si për ta edhe mentorët e tyre. Deri tani janë paguar gjashtë milionë denarë në bazë të 17 kërkesave nga shoqatat e arsimtarëve”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Nga mungesave e librave, nxënësit gjatë tërë viti shkollor detyroheshin të mësojnë nga interneti ose nga shënimet që marrin gjatë orëve mësimore, si dhe duke fotokopjuar libra.
Përndryshe këtë fillim vit zëvendësi i Janevskës, Lulzim Aliu, dha dorëheqje nga pozita zëvendësministër i Arsimit, për siç tha t’i përkushtohet punimeve shkencore. Atë kohë në emisionin Click Plus Bilall Kasami deklaroi se zëvendësministrat dhe zëvendësdrejtorët nuk kanë kompetenca, nëpër institucionet ku janë të vendosur. Në vend të Aliut zëvendës erdhi Driton Sulejmani.
