Gleison Bremer mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Juventus këtë verë. Edhe pse qendërmbrojtësi brazilian është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029, ai mund të sakrifikohet për të bërë të mundur transferimet e reja të nevojshme për sezonin e ri.

Dy klubet më të interesuara për Bremer janë Bayern Munich dhe Tottenham. Pas problemeve të shumta që patën bavarezët në sezonin e kaluar me qendrën e mbrojtjes, Vincent Kompany ka zgjedhur mesa duket brazilianin Bremer si përforcimin e duhur për këtë repart.

Në anën tjetër, Roberto De Zerbi po punon për të ndërtuar një ekip super kompetitiv për sezonin e ardhshëm, pas vështirësive që pati në sezonin e fundit. Një nga emrat në listën e përforcimeve të verës që suynon klubi londinez është edhe Gleison Bremer. Gianluca Di Marzio zbulon se Juventus është i gatshëm për të lejuar largimin e Bremer, por vetëm me një kusht. Të paguhet klauzola e tij që është 54 milionë euro.

The post Juventus përgatitet për shitjen e rëndësishme, Bayern dhe Tottenham në garë të fortë appeared first on Telesport.