Gazetare: Ilirida Sulejmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka deklaruar se qasja jo serioze e Iranit mbi marrëveshjen parimore, mund ta kthejë konfliktin në fillim. Tramp, ripërsëriti qëndrimin se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

“Javën e kaluar ne nënshkruam një marrëveshje historike për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, për ta hapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe për të arritur atë që asnjë president nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje ta arrijë me parë. Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore. Kjo çështje ka përfunduar”, deklaroi
Donald Tramp, President i SHBA-së.

Ndërkohë Teherani ka fajësuar NATO-n për bashkëpjesëmarrje në sulmet e SHBA-së kundër Iranit. Kohë më parë SHBA-ja dhe Irani firmosën memorandumin për shtensionimin e situatës, i cili parashikon 60 ditë kohë për arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme. Sipas planit, Irani duhet të heq dorë përgjithmonë nga programi bërthamor. Si pjesë e panegociueshme e marrëveshjes është hapja përgjithmonë e Ngushticës së Hormuzit.

Marrëveshja ishte planifikuar javën e kaluar të nënshkruhet në Gjenevë të Zvicrës, por palët thanë se nuk ka nevojë për një nënshkrim derisa ka pajtueshmëri mes Uashingtonit dhe Teheranit dhe plani vetëm duhet të zbatohet. Më pas në Lucern të Zvicrës, delegacionet e SHBA-së, Iranit, Katarit e Pakistanit u mblodhën për të biseduar për zbatimin e planit, megjithatë pa një epilog konkret./Alsat.mk.

The post SHBA: Irani nuk do të ketë kurrë më armë bërthamore, tensionet me Teheranin rriten appeared first on Alsat.