Duke qenë se transferimi i Marco Palestra te Chelsea dhe ai i Ederson te Manchester United, mund të quhen tashmë çështje të mbyllura, Atalanta po përgatitet për shitjen e tretë po në Premier League.

Mediet italiane si Sky Sports e burime të tjera zbulojnë se lojtari i radhës që do të transferohet në Angli, është mbrojtësi Honest Ahanor. 18-vjeçari ishte një titullar i rregullt në sezonin e fundit dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera.

Atalanta pagoi 20 milionë euro për transferimin e Ahanor verën e kaluar nga Genoa për 20 milionë euro, duke e bërë atë 17-vjeçarin e dytë më të shtrenjtë italian të të gjitha kohërave.

Ahanor duket se do të largohet vetëm pas një viti tek Atalanta, për një shifër totale rreth 45 milionë euro. Destinacioni i ri i mbrojtësit italian do të jetë Brighton, që është i gatshëm të paguajë shifrën e vendosur nga Atalanta.

Ndërkohë që Chelsea do të paguajë 60 milionë euro për Marco Palestra dhe Man. United 45 milionë euro për brazilianin Ederson, pra 150 milionë euro për tre shitje.

The post Atalanta mbush arkën me 150 milionë euro, me 3 shitje në Premier League appeared first on Telesport.