Qindra qytetarë të Tetovës janë mbledhur në sheshin e Tetovës për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në qytet. Marshi protestues filloi në ora 20:00 nga sheshi i Tetovës. Përfaqësuesi i BDI-së, Bajram Rexhepi, deklaroi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me emrat e rrugëve, por edhe me ruajtjen e historisë, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.

Protestuesit nga sheshi i qytetit u nisën drejt Komunës së Tetovës.