Real Betis i drejtuar nga Manuel Pellegrini e mbylli në vend të pestë sezonin e fundit në La Liga, duke siguruar biletën për në Champions League pas plot 22 vitesh.
Ekipi andaluzian është i përqëndruar totalisht në merkato, ku synon të bëjë disa përforcime për sezonin e ri. Një nga objektivat kryesor është Christian Pulisic. Sipas Estadio Deportivo, sulmuesi amerikan pëlqhet shumë nga Pellegrini dhe drejtuesit e Betis janë gati të plotësojnë dëshirën e trajnerit të tyre.
Problemi është se Milan kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë amerikanin, ndërkohë që ekipi bask ofron deri në 30 milionë euro. Përveç Betis, për Pulisic ka intere skonrket edhe nga New York FC në MLS.
The post Do të luajë në Champions League pas 22 vitesh, Betis kërkon sulmuesin e Milanit. Kuqezinjtë duan 40 milionë euro appeared first on Telesport.
