Dalja e Mohamed Salah nga fusha e lojës në minutën e 57-të të ndeshjes ndaj Iranit, që përfundoi në barazim 1-1, ka krijuar ankth te fansat e Egjiptit. Mediat egjiptiane deklarojnë se prania e tij në fushë në ndeshjen ndaj Australisë është në dyshim.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka minimizuar çdo shqetësim për dëmtimin e Salah, që la më herët fushën për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Këto ditë ai ka kryer dhe një skanim, që s’ka evidentuar problem serioze.

Fola me Salah dhe ai tha se do të jetë mirë dhe se nuk është një dëmtim i madh. Kemi ende kohë për të folur me stafin mjekësor. Mendoj se ai do të kthehet, ai më siguroi se do të jetë mirë

“, tha Hassan para ndeshjes që luhet më 3 korrik.

The post La fushën e lojës i dëmtuar, trajneri i Egjiptit zbulon gjendjen e Salah para sfidës me Australinë appeared first on Telesport.