Legjenda braziliane dhe dy herë kampioni i botës, Ronaldo Nazário, ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka trajtuar tema të ndryshme aktuale dhe ka bërë deklarata të forta për të ardhmen e Brazilit në futbollin ndërkombëtar.
Ronaldo e ka krahasuar Kylian Mbappé me veten në kulmin e karrierës, duke e quajtur pasardhës natyral të legjendave të futbollit: “Stili i lojës së Mbappé më kujton veten në momentet e mia më të mira. Ai është një nga lojtarët më të mirë të futbollit aktual dhe një trashëgimtar natyral i legjendave të këtij sporti”.
Vëmendja më e madhe ka shkuar te Neymar, për të cilin Ronaldo ka qenë shumë i qartë në mbështetje për Botërorin: “Kam qenë në favor të grumbullimit të tij për një arsye të mirë: Neymar është vendimtar. Nuk shoh asnjë lojtar tjetër në grupin aktual me aftësinë e tij për ta fituar një ndeshje. Nëse mund ta kemi, nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”.
Sipas tij, Neymar është rikthyer në formë dhe ka mundësinë të tregojë veten edhe një herë në skenën më të madhe.
Ronaldo gjithashtu shprehu besim të plotë te trajneri Carlo Ancelotti, duke theksuar aftësinë e tij për të menaxhuar presionin dhe nxjerrë maksimumin nga skuadra: “Kam besim të madh te puna e Ancelottit dhe aftësia e tij për ta qetësuar ambientin dhe nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.
Në fund, Ronaldo mbetet i bindur se Brazili ka potencialin për të synuar Kupën e 6-të të Botës, pavarësisht konkurrencës së fortë globale.
The post Ronaldo ‘injoron’ Vinicius te Brazili: Nuk shoh askënd tjetër si Neymar për ta fituar një ndeshje appeared first on Telesport.
