Pasi luajti 15 minuta në ndeshjen e fundit të Brazilit në fazën e grupeve, atë fituar 3-0 ndaj Skocisë, të gjithë presin të mësojë nëse sulmuesi brazilian Neymar do të jetë në fushë sot si titullar ndaj Japonisë.
Edhe vetë trajneri Carlo Ancelotti nuk është 100% i sigurtë, duke saktësuar: “Ai po rritet shumë mire dhe mendoj se ka bërë shumë përparim javën e fundit. Është për të ardhur keq që nuk ishte në gjendje të stërvitej gjatë gjithë kohës që ishte me ne”.
“Gjithsesi, ai luajti 15 minuta në ndeshjen e fundit dhe padyshim që tani Neymar mund të luajë edhe më shumë se aq. Aktivizimi i tij varet vërtet nga konteksti i ndeshjes dhe si zhvillohet ajo
Deklaratë që nuk lë shumë pikëpyetje, se Neymar do ta nisë atë nga stoli dhe mund të aktivizohet në vijim. “Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë në një ndeshje eliminatore”, përfundoi Ancelotti.
The post Të gjithë presin Neymar si titullar, trajneri Ancelotti merr vendimin: Aktivizimi i tij varet nga konteksti i ndeshjes appeared first on Telesport.
