Trajneri Julian Nagelsmann nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares pavarësisht eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026 në fazën eliminatore. Ai deklaroi se nuk ka plane të largohet.
Gjermania u eliminua nga finalet në raundin e 32-shave pas humbjes ndaj Paraguait në gjuajtjet e penalltive. Një tjetër Botëror ku Gjermania nuk performoi mirë, ndërkohë që Nagelsmann, 38 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2028.
“Unë nuk jam nga ata që ikin“, tha Nagelsmann., që shtoi: “Nuk është hera e parë. Ka kohë që ndodh që ne zhvillojmë turne të tillë. Sigurisht që ka disa gjëra themelore që nuk dua t’i përmend tani, të cilat duhet të ndryshohen në çfarëdo situate”.
“Por, unë nuk jam nga ata njerëz që ulen këtu dhe thonë: ‘Po jap dorëheqjen vetëm sepse jemi eliminuar’. Përkundrazi, nëse DFB [Shoqata Gjermane e Futbollit] dëshiron që unë të vazhdoj, atëherë do të vazhdoj
Trajneri e vuri në dyshim vendimin e gjyqtarit për të anuluar golin e Jonathan Tah në kohën shtesë, pasi u thirr nga VAR. Përsëritjet treguan kontakt minimal midis të dyve. “Duhet ta kishim zgjidhur mbrojtjen e Paraguait ndryshe, por ishte një gol i ligjshëm“, tha Nagelsmann.
“Por në fund, për ta përmbledhur, nëse eliminohesh në raundin e parë eliminator të një turneu kaq të madh me kaq shumë ekipe, kjo nuk është e mjaftueshme për futbollin gjerman”, deklaroi Nagelsmann.
The post Nagelsmann: Nuk jam nga ata që largohem, na u anullua një gol i rregullt në shtesë appeared first on Telesport.
