Tashmë është zyrtare: Enzo Maresca është trajneri i ri i Manchester City. Italiani, ka nisur një luftë mes “citizens” dhe Chelsea, skuadër që e drejtoi deri në gjysmën e sezonit të kaluar, para se të largohej nga Londra.
Pas deklaratës së Manchester City, që njoftonte emërimin e tij dhe reagimit të ashpër të Chelsea, Enzo Maresca foli hapur. “Vendimi për t’u larguar nga Chelsea ishte vetëm i imi“, tha trajneri italian, i cili fitoi Kupën e Botës për Klube me “blues” verën e kaluar.
“Dorëheqja ime nga Chelsea më hapi rrugën për të nënshkruar me Manchester City, një klub që e njihja shumë mirë. Jam i lumtur që i jam bashkuar ta tani
Më pas, Maresca pranoi problemet që shkaktoi largimi i tij nga Chelsea: “E pranoj që largimi im nga Chelsea në mes të sezonit shkaktoi përçarje në klub dhe kërkoj ndjesë për këtë. Ky nuk ishte qëllimi im.”
The post Maresca: I shkaktova probleme të mëdha Chelsea me largimin tim, jam i lumtur që rikthehem te City appeared first on Telesport.
