Situata e Franco Mastantuono te Real Madrid nuk ndryshon as pas mbërritjes së trajnerit të ri, Jose Mourinho. Argjentinasi do të largohet përfundimisht nga Real Madrid gjatë kësaj vere, por në formë huazimi.
Mediet spanjolle zbulojnë se në garë për anësorin argjentinas janë tre klube: River Plate, Villarreal dhe Sociedad. Mastantuono mund të rikthehet në “shtëpi” te River Plate, vetëm një vit pas largimit. Ish-klubi ka treguar të gjithë gatishmërinë e nevojshme për të mirëpritur 18-vjeçarin argjentinas.
Kjo duket një lëvizje që ka pak gjasa që të ndodhë. Ndërsa transferimi në formë huazimi te Villarreal ose Real Sociedad është shumë i mundshëm. Te “Nëndetësja”, do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League, ndërsa me klubin bask në Europa League.
Mastantuono luajti jo më shumë se 1500 minuta në total në gjithë sezonin e fundit dhe kontriboi me 3 gola dhe 1 asist. Përshtatja e tij te Real Madrid rezultoi shumë e vështirë, ndaj largimi në formë huazimi këtë verë është i pashmnagshëm.
The post Mastantuono nuk e bind Mourinhon, 3 klube në garë për argjentinasin. Nuk përjashtohet rikthimi në shtëpi appeared first on Telesport.
