Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende mundësi për stuhi afatshkurtra me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 38 gradë.

Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar, ndërsa në disa pjesë të luginës ekzistojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperatura minimale do të jetë 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e një serie valësh të lagështa ajrore, nesër dhe të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe bubullima. Lokalisht priten procese më intensive në formë stuhish, me reshje të rrëmbyeshme mbi 15 litra për metër katror, shkarkime elektrike, erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe breshër.

Temperaturat do të pësojnë rënie, ndërsa gjatë fundjavës do të mbajë mot më i freskët, me erë mesatare deri të përforcuar nga veriu.