Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, tha se Anglia ishte e përgatitur që ndeshja e së sotme ndaj Kongo në Kupën e Botës të mbyllet sa më mirë të jetë e mundur, mundësisht brenda 90 minutave.
Gjithsesi, te “3 luanët” nuk po i lënë asgjë rastësisë dhe duke parë sfidat e deritanishme eliminatore, të vendosusa në shtesë apo penallti, ai është gati nëse do të kërkohej të ndihmonte ekipin në gjuajtjen e penalltive.
“Duhet të jesh i përgatitur për çdo gjë. Në një ndeshje futbolli me eliminim direkt, çdo gjë mund të ndodhë. Ne si Angli duam të fitojmë në 90 minuta
“Por, nëse duhen 120 minuta ose penallti, ne jemi të përgatitur. Kemi bërë të gjithë stërvitjen dhe jemi gati për ndeshjen e sotme“, përfundoi Pickford.
The post Pickford: Në një ndeshje me eliminim mund të ndodhë gjithçka, jemi përgatitur edhe për penalltitë appeared first on Telesport.
