Mesfushori brazilian Lucas Paqueta ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe është në dyshim për raundin e 16-tave të Kupës së Botës. Dëmtimi është konfirmuar nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Lojtari i Flamengo, i cili luajti si titullar në mesfushë së bashku me Casemiro dhe Bruno Guimaraes kundër Japonisë, nuk u kthye në fushë pas pushimit, i zëvendësuar nga Endrick.

Paqueta iu nënshtrua një skanimi MRI që konfirmoi dëmtimin, por CBF nuk specifikoi kohëzgjatjen e mungesës së tij. Gjithsesi, ai është në dyshim për ndeshjen e raundit të 16-tave të Selecao të dielën e ardhshme në New Jersey, kundër Norvegjisë.

Vetëm lojtarët që nuk luajtën kundër Japonisë morën pjesë në seancën stërvitore të djeshme në Morristown. Neymar ishte figura më e dukshme midis grupit që mori pjesë në seancën stërvitore.

Të tjerët, përfshirë Endrick dhe Martinelli, të cilët shënuan një gol në minutat e fundit të ndeshjes, kryen ushtrime rikuperimi brenda qendrës stërvitore për të rikuperuar lodhjen fizike të ndeshjes kundrë Japonisë.

The post Telashe për trajnerin Ancelotti, mesfushori titullar dëmtohet dhe rrezikon të mungojë ndaj Norvegjisë appeared first on Telesport.