Stefan Effenberg analizoi pa kursim eliminimin e Gjermanisë në 1/16 finale të Kupës së Botës nga Paraguaji, duke kërkuar reflektim të thellë nga Federata Gjermane dhe trajneri Julian Nagelsmann.

“Në mënyrë brutale, Gjermania është kthyer me këmbë në tokë”, – shkroi ish-kapiteni i Bayern Munich. Sipas tij, humbja me penallti ndaj Paraguajit është “një katastrofë e vërtetë”, jo vetëm për ekipin dhe trajnerin, por për gjithë futbollin gjerman.

Edhe pse kritikoi vendimin e arbitrit për anulimin e golit të mundshëm të Jonathan Tah për 2-1, Effenberg theksoi se ky nuk ishte shkaku i eliminimit. Sipas tij, Gjermania duhej ta kishte mbyllur ndeshjen më herët, por u ndëshkua nga gabimet në mbrojtje dhe mungesa e efikasitetit në sulm, pavarësisht dominimit në zotërimin e topit.

“Ne nuk kemi lojtarë që bëjnë diferencën si Franca, Argjentina, Spanja apo Anglia”, – u shpreh ai, duke i kërkuar Nagelsmannit t’iu besojë më shumë të rinjve, si Jonas Urbig, Lennart Karl, Nathaniel Brown, Malick Thiaw dhe Saïd El Mala, për të ndërtuar një projekt të qartë për të ardhmen.

The post Effenberg, i ashpër ndaj Gjermanisë: Nuk jemi më kombëtare e nivelit më të lartë appeared first on Telesport.