Marcelo Bielsa, në konferencën që pritet të jetë e fundit si trajner i Uruguajit, shpërtheu ndaj lojtarëve pas dështimit në Kupën e Botës. Ai zbuloi se futbollistët i kishin kërkuar të shkurtonte analizat me video dhe fjalimet para ndeshjeve.
“Është turp që profesionistë që fitojnë miliona nuk janë në gjendje të përqendrohen për më shumë se 10 minuta. Fjalimet dhe analizat e mia me video nuk kanë qenë kurrë më të gjata se 10 minuta”, – deklaroi ai.
Bielsa shtoi se lojtarët i kishin kërkuar që informacioni të ndahej në ditë të ndryshme për të mos i mbingarkuar. “Më thanë se kishin shumë informacion, prandaj shkurtoja gjithçka, por para ndeshjes me Spanjën më thanë se ishin ende të mbingarkuar”.
Në fund shpjegoi edhe zhgënjimin e tij: “Pse thashë se nuk po i lë asgjë Uruguajit? Sepse jam i bindur se askujt nuk i ka interesuar ajo që kam thënë gjatë këtyre tri viteve. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por e di që është kështu”.
The post Bielsa shpërthen ndaj lojtarëve të Uruguajit: Fitojnë miliona, por nuk përqendrohen dot as 10 minuta appeared first on Telesport.
