Kohët e fundit u zhvillua në Mynih të Gjermanisë Ekspozita Ndërkombëtare e Energjisë Diellore në Evropë (Intersolar Europe). Në të, morën pjesë rreth 2800 kompani, 770 prej të cilave ishin kompani kineze. Produktet dhe teknologjitë e prezantuara në sektorin fotovoltaik dhe atë të ruajtjes së energjisë, u pritën shumë mirë.
Markus Elsässer, Drejtor Ekzekutiv i Solar Promotion GmbH, organizatorit të ekspozitës, si dhe profesionistë të tjerë të industrisë, u shprehën se Kina ka dhënë kontribute të rëndësishme në inovacionin teknologjik dhe uljen e kostove në industritë e energjisë diellore dhe të ruajtjes së baterive. Ata theksuan se Kina dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe për të ndërtuar një komunitet global të jetueshëm.
Valentina Maggiore, zv/Presidente e kompanisë TCL SunPower, tha:
“Këtë vit në Intersolar ne prezantojmë teknologjinë tonë më të fundit të kontaktit me prapavijë, të zhvilluar gjatë 40 viteve përvojë. Kemi mbi 1.900 patenta të zhvilluara gjatë viteve, falë bashkëpunimit me SunPower. Teknologjia më e fundit e kontaktit me prapavijë, së shpejti do të jetë e disponueshme nën markën TCL Solar dhe nën markën SunPower në konfigurime të ndryshme. Për më tepër, ne kemi edhe zgjidhjet tona të energjisë në shtëpi, që përfshijnë jo vetëm panele diellore me efikasitet të lartë, por edhe ruajtje, shërbime menaxhimi të energjisë në shtëpi, pompa nxehtësie dhe produkte të tjera të ofruara falë TCL.”
Cao Tansong, Drejtor Ekzekutiv në Anker SOLIX EU, u shpreh:
“Anker Solix është renditur për dy vite rradhazi si marka numër 1 në botë për ruajtjen e energjisë elektrike në shtëpi me sistem përdorimi të menjëhershëm. Arsyeja kryesore është inovacioni i produktit tonë, i cili zgjidh nevojat aktuale në treg për uljen e faturave të energjisë, llogaritjet dhe përdorimin e energjisë së gjelbër. Ruajtja e energjisë në shtëpi me sistem përdorimi të menjëhershëm, është një kategori e re që po zhvillohet me shpejtësi në nivel global. Megjithatë, standardet në vende të ndryshme nuk janë ende plotësisht të pjekura. Sot, bashkë me TÜV, po publikojmë një standard të tillë. Në stendën tonë,organizuam edhe diskutime me kompani të shumta.”
Markus Elsässer, Drejtues i Solar Promotion u shpreh:
“Ajo që shohim në ekspozitën e këtij viti, është se pjesa e ruajtjes së energjisë po lulëzon, ndaj shohim shumë kompani të reja, shumë teknologji të reja në këtë fushë. Pra, kjo na ka ndihmuar vërtet të pastrojmë prodhimin e energjisë dhe të diskarbonizojmë vendet dhe tregjet e energjisë.
