Pasi siguroi kualifikimin historik për në fazën e grupeve, Kepi i Gjelbër nuk mjaftohet me kaq, por dëshiron ta vazhdojë sa më gjatë këtë rrugëtim, edhe pse në fazën e 1/32-ve do të ketë përballë kampionët në fuqi, Argjentinën.
Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, në një intervistë për BBC u shpreh se kombëtarja e vendit të tij nuk i trembet Argjentinës dhe ka 100% shanse për ta eliminuar.
“Mendoj se mund ta mposhtim Argjentinën 1-0. Luajmë për të fituar… Kur pritshmëritë janë të ulëta për një ekip, dhe nëse ai ekip ka vullnetin për të fituar, çdo gjë është e mundur. Një vend i vogël si Kepi i Gjelbër duhet të përpiqet gjithmonë të surprizojë vazhdimisht njerëzit. Ky ekip ka 100% besim, 100% shpresë dhe do të luftojë deri në fund. Pra, kemi 100% shanse për ta mposhtur Argjentinënt”, tha José Maria Neves.
The post I “pari” i “Peshkaqenëve Blu” sfidon Messin dhe Argjentinën: Kemi 100% shanse ndaj tyre appeared first on Telesport.
