Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se do ta nominojë kryetarin aktual të Komunës Qenër, Goran Gerasimovski, për nënkryetar të ri të partisë.
“LSDM-ja po forcohet edhe më tej. Me kënaqësi i informoj anëtarët se do ta nominoj Goran Gerasimovskin për nënkryetar të ri të LSDM-së. Gorani është një njeri që, me punë të palodhshme, përkushtim dhe përgjegjësi, e ka fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Qendrës. Fitorja dhe marrja e mandatit të dytë si kryetar komune janë dëshmia më e mirë se rezultatet, afërsia me njerëzit dhe puna e sinqertë gjithmonë vlerësohen. Jam i bindur se Gorani, me përvojën, punën dhe dëshirën e tij të sinqertë, do të sjellë një impuls të ri, do t’i bashkojë të gjitha kapacitetet tona kundër pushtetit kriminal dhe do të japë kontribut në ndërtimin e një LSDM-je edhe më të fuqishme. Vazhdojmë së bashku, me përkushtimin dhe energjinë e re të të gjithë ekipit tonë, për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, shkroi Filipçe në rrjetet sociale.
