I pyetur nëse ka gjasa të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, marrë parasysh se anketat e fundit e nxjerrin VMRO-DPMNE-në në epërsi, kryeministri Hristijan Mickoski tha se si pushtet synojnë mandat të plotë katërvjeçar, por që nëse paraqitet nevoja, si parti janë të gatshëm për zgjedhje.
“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë”, deklaroi Mickoski.
