Tottenham është padyshim klubi më aktiv këtë merkato. Ditën e sotme, klubi londinez ka zyrtarizuar transferimin e Sandro Tonalit për më shumë se 100 milionë euro. Më parë këtë merkato ka siguruar transferimin e Mateus Fernandes nga Tottenham për 85 milionë paundë, Jan Paul van Hecke për 52 milionë paundë nga Brighton, Andy Robertson, Marcos Senesi dhe Martin Dubravka si lojtarë të lirë.

Objektivi i radhës i Tottenham sipas CaughtOffside, është Omar Marmoush, sulmuesi i Manchester City, i cili sezonin e kaluar luajti një rol dytësor te “Qytetarët”, duke u aktivizuar vetëm në 1933 minuta, ku kontriboi me 8 gola dhe 3 asiste.

Sipas raportimit në fjalë, Tottenham është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për sulmuesin egjiptian, për të cilin Man. City pagoi 75 milionë euro në janar të vitit 2025 tek Eintracht Frankfurt, por 27-vjeçari nuk i ka justifikuar pritshmëritë ndaj tij.

Për momentin nuk ka ende negociata zyrtare mes dy klubeve, por objektivat që Tottenham ka pasur deri tani në këtë merkato, i ka përmbushur me sukses.

The post Tottenham nuk njeh limite. Pasi siguroi Tonalin, objektivi i radhës: ylli 60 milionë eurosh i Man. City appeared first on Telesport.