Belgjika u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Botës pas fitores 4-1 ndaj Amerikës. Prania e Balogun, që u lejua të luajë pas vendimit të FIFA-s edhe pse u ndëshkua me të kuq një ndeshje më parë nuk bëri efekt tek organizatorët e botërorit.

Kombëtarja belge e kontrolloi ndeshjen dhe avancoi lehtësisht në çerekfinale. Trajneri Rudi Garcia beson se qasja taktike e ekipit të tij ishte faktori kyç dhe jo përfshirja e Balogun. Pas fishkëllimës së fundit, Balogun iu afrua Garcia, një gjest që trajneri i Belgjikës e vlerësoi.

Ai erdhi të fliste me mua dhe më pëlqeu shumë. Nuk është faji i tij. Ai nuk është për t’u fajësuar. E vlerësova gjestin dhe e vlerësoj lojtarin. Nuk kisha dyshim se Nathan Ngoy dhe Brandon Mechele mund ta përballonin sulmin e tyre

“, tha trajneri i Belgjikës, që shtoi se presioni agresiv i Belgjikës ishte thelbësor për fitoren.

Ne donim të luanim më lart. Shënuam golin e parë duke fituar topin lart në fushë, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me golin e tretë. Ne luajtëm me kontroll, vendosmëri dhe përkushtim. Ishte një natë e shkëlqyer për ne“, shtoi ai. Belgjika do të përballet me Spanjën të premten në çerekfinale.

The post Rudi Garcia: Belgjika superiore dhe meritoi kualifikimin, ky ishte çelësi i suksesit ndaj Amerikës appeared first on Telesport.