Për herë të parë, Jurgen Klopp është hapur publikisht rreth mundësisë për t’u bërë trajner i kombëtares gjermane. Ai foli për “Magenta TV” për këtë çështje përpara se të komentonte ndeshjen Kolumbi-Zvicër.

Asgjë nuk është vendosur ende“, tha drejtori teknik i Red Bull Group, me të cilin është i lidhur deri në vitin 2029 me një kontratë. “Nga ana ime, nuk do të kisha asnjë problem të punoja me Rudi Voeller”, shtoi Klopp.

Voeller është drejtor teknik i kombëtares gjermane. Më tej, Klopp shtoi: “Rudi sjell përvojë futbolli, por edhe njohuri për mekanikën. Këto janë aspekte që nuk i di, pasi nuk kam luajtur ose nuk kam stërvitur kurrë një ekip kombëtar

”.

Kombëtarja gjermane është aktualisht pa trajner pas largimit të Julian Nagelsmann nga detyra, pak ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës. Ndërsa Klopp, prej dy sezonesh nuk drejton asnjë ekip dhe është i lirë.

The post E fundit!!! Jurgen Klopp pranon sfidën për kombëtaren gjermane: Gati të punoj me Voeller appeared first on Telesport.