Kolumbia u eliminua nga Botërori vetëm pas goditjeve të penalltive, pasi u mposht nga Zvicra, e cila u rikthye mes 8 skuadrave më të mira të botës pas 72 vitesh. Pas më shumë se 120 minutash luftë, rasteve të humbura dhe golave të munguar për pak, kolumbianët zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, duke lënë gjurmë në këtë Kupë Bote.
Për këtë arsye, Shakira i kushtoi një mesazh emocionues në Instagram: “Kombëtarja ime e luajti këtë Botëror me një përkushtim që na bën të gjithëve krenarë. Ne dhamë gjithçka dhe është e qartë se Zoti nuk ndërhyn në futboll, përndryshe do të ishim kualifikuar në çerekfinale.
Ato lot të Lucho Diaz janë lotët e secilit prej nesh kolumbianëve, që bërtasim, emocionohemi, këndojmë dhe festojmë çdo hap të kombëtares sonë. Edhe pse ky rezultat nuk përmbush ëndrrat tona, dua ta falënderoj me gjithë zemër këtë skuadër luftëtarësh, që na përfaqësoi kaq denjësisht dhe na bëri të ndihemi kaq krenarë”.
The post Shakira ngushëllon Kolumbinë pas eliminimit nga Botërori: “Lotët e Luis Diaz janë lotët tanë” appeared first on Telesport.
