Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Kosovës, i cili ishte ndaluar bazuar në analizën e riskut, janë gjetur këpucët pa dokumentacion që dëshmonte origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për qarkullimin e tyre.
Për rastin është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
