Mesfushori spanjoll Rodri ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar portugezin një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. “Të flasësh për Cristiano Ronaldon do të thotë të flasësh për një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit”, – deklaroi fituesi i “Topit të Artë”.

Rodri veçoi sidomos forcën mendore dhe etjen e pafundme për sukses të CR7: “Mentaliteti i tij, mënyra si e kupton lojën, dëshira e vazhdueshme për të shënuar dhe për të dhënë gjithmonë maksimumin. Mendoj se në moshën 41-vjeçare kjo është vërtet e jashtëzakonshme”.

Në fund, ylli i Spanjës dhe i Manchester City vlerësoi ndikimin që Ronaldo ka pasur te vendi i tij: “Mendoj se Portugalia duhet të jetë jashtëzakonisht krenare për të”.

Fjalët e Rodrit janë një tjetër dëshmi e respektit që Cristiano Ronaldo gëzon në botën e futbollit, ku edhe rivalët më të mëdhenj e konsiderojnë ikonë të këtij sporti.

The post Rodri për Ronaldon: Portugalia duhet të jetë jashtëzakonisht krenare për të appeared first on Telesport.