Lionel Messi nuk arriti t’i mbante lotët pas fitores dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit, që i siguroi “Albiceleste” kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit 2026.

39-vjeçari humbi një penallti në pjesën e parë, e dyta në këtë Botëror, pak çaste përpara se Egjipti të kalonte në avantazh. Edhe pse më pas udhëhoqi përmbysjen me një gol dhe një asist, Messi pranoi se gjatë gjithë ndeshjes i kishte rënduar gabimi nga pika e bardhë.

“Qava sepse ndjeva se i zhgënjeva shokët e skuadrës për shkak të penalltisë që humba… dhe mënyrës se si e godita”, – rrëfeu kapiteni i Argjentinës.

Më pas shtoi: “Sidoqoftë, fatmirësisht, edhe një herë, Zoti kishte rezervuar diçka të veçantë për mua në fund. Jam shumë i lumtur”.

Fjalët e Messit tregojnë edhe një herë anën e tij njerëzore, ndërsa Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.

 

The post Messi shpërtheu në lot: Qava sepse mendova se i zhgënjeva shokët e skuadrës appeared first on Telesport.