Policia ka zbardhur rastin e dhunës ndaj një 12-vjeçareje në një park në komunën Aerodrom në Shkup, që ndodhi më 30 qershor. Sipas njoftimit të MPB-së, ndaj katër të miturve dhe pesë prindërve janë ngritur kallëzime penale për vepra të ndryshme. Dy vajza të mitura akuzohen për veprën penale “dhunë”, ndërsa një i mitur për nxitje dhe incizim të paautorizuar, pasi disa të pranishëm kishin filmuar ngjarjen me telefona celularë. Një tjetër i mitur akuzohet për incizim të paautorizuar. Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj prindërve të të miturve për veprën “braktisje dhe keqtrajtim të fëmijës”, sipas Kodit Penal. Hetimet për rastin janë kryer nga njësitë kompetente të MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkupit.