Eliminimi i Brazilit nga Botërori 2026 ende nuk është përtypur në vendin e futbollit “samba”. Ish-kampioni i botës, Romário, ka sulmuar ashpër trajnerin Carlo Ancelotti, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.
“Pas ndeshjes do të hyja në dhomat e zhveshjes dhe do t’i thoja: Faleminderit shumë, mirupafshim dhe shko në ferr. Do t’ia kisha prishur kontratën”, – deklaroi Romario. Ai shtoi: “Nuk ka asnjë mënyrë që Ancelotti të qëndrojë në stolin e Brazilit pas këtij dështimi, këtij turpi”.
Ish-sulmuesi brazilian këmbënguli: “E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris; është e papranueshme, duhet të largohet. Nuk mund të vazhdojë kështu”.
Brazilianët janë të zemëruar edhe për faktin se trajnerët vendas janë kritikuar më ashpër. Ish-trajneri Vanderlei Luxemburgo tha: “Ancelotti ka bërë shumë gabime në këtë Botëror dhe askush nuk thotë asgjë. Po të ishte brazilian, do ta kishin copëtuar”. Ai kritikoi edhe taktikën: “Si mundet Brazili të mbrohet 90 minuta ndaj Norvegjisë? Luajti me frikë”.
“NÃO TEM COMO ANCELOTTI CONTINUAR” 😤
Não assistiu ao Hora dos Craques? Vai no YouTube da RomárioTV pegar essa resenha! 📺#RomárioTV #CopadoMundo #Ancelotti #SuperBet #HoradosCraques pic.twitter.com/3PFmBt8dnw
— RomárioTV (@Romariotv_ofc) July 8, 2026
The post Romario “masakron” Ancelottin në televizion: Është turp që ndodhet ende në stolin e Brazilit appeared first on Telesport.
