Edhe Erling Haaland ka komentuar një nga episodet më të diskutuara të çerekfinales mes Francës dhe Marokut; penalltinë e humbur nga Kylian Mbappé. Sulmuesi norvegjez kritikoi kohën e tepërt të pritjes përpara ekzekutimit të penalltisë, duke theksuar se një vonesë e tillë ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin e lojtarit që gjuan.

Penalltia e akorduar për Francën nga arbitri Tello, pas ndërhyrjes së qartë të Mazraoui, u ekzekutua vetëm pas më shumë se tre minutash pritjeje, për shkak të kontrolleve dhe protestave në fushë.

Sipas Haaland, një situatë e tillë dëmton në mënyrë të pashmangshme lojtarin që vendoset te pika e bardhë. Në këtë rast ishte ylli i Real Madridit dhe i Francës, Kylian Mbappé, i cili megjithatë la gjurmë në ndeshje duke dhënë asistin dhe shënuar golin vendimtar.

“Të presësh pesë minuta për të gjuajtur një penallti është vërtet shumë”. Me këtë mesazh të publikuar në rrjetet sociale, sulmuesi i Manchester City mori qartë një qëndrim mbi rastin, duke rihapur debatin për kohëzgjatjen e tepruar të kontrolleve të VAR-it dhe ndërprerjeve gjatë ndeshjeve, sidomos në momente kaq vendimtare si çerekfinalet e Kupës së Botës.

The post Haaland shpërthen për penalltinë e Mbappé: Të presësh 3 minuta për ta gjuajtur është vërtet shumë appeared first on Telesport.