Francesco Acerbi është aktualisht pa skuadër, por historia e tij e fundit lidhet ngushtë me Interin, ku për një kohë të gjatë ishte një nga shtyllat e mbrojtjes, përpara se të largohej më 30 qershor, në përfundim të kontratës së tij.

Në një intervistë të dhënë për “Sport Mediaset”, mbrojtësi italian foli edhe për ndikimin e trajnerit Cristian Chivu te zikaltërit: “Ai ishte një futbollist i shkëlqyer që ka fituar shumë. Si trajner vinte pas disa muajsh te Parma dhe mbërriti tek Interi, ku gjeti një skuadër fituese, në të cilën duhej edhe të menaxhonte grupin.

Ne u përpoqëm ta ndihmonim, ishte normale. Falë grupit, dhe këtë ua kam thënë edhe shokëve të skuadrës, fituam atë që fituam. Pikërisht grupi bëri diferencën. Me dinamika të tjera nuk do t’ia kishim dalë, edhe pse Chivu dha kontributin e tij”.

I pyetur për marrëdhënien që kishte me trajnerin rumun, Acerbi u përgjigj shkurt: “Unë luaja, ai stërviste”.

 

 

The post Acerbi: Tek Interi diferencën e bëri grupi, jo trajneri dhe individi appeared first on Telesport.