Edhe pse Borussia Dortmund refuzoi ofertën e parë të Barcelonës prej 20 milionë eurosh për Karim Adeyemi, duke ditur që sulmuesi është në vitin e fundit të kontratës, largimi i tij nga verdhezinjtë këtë verë mund të quhet çështje e mbyllur.

Drejtuesit e klubit verdhezi nuk duan të humbin më kohë dhe kanë piketuar që tani zëvendësuesin e Adeyemi. Bëhet fjalë për zbulimin e sezonit të kaluar në Bundesligë, Said El Mala, për të cilin Koln kërkon 50 milionë euro.

Transferimi i 19-vjeçarit gjerman shihet si një mundësi e mirë për të forcuar skuadërn, por më shumë si një mundësi e mirë tregu, pasi vlera e tij është në rritje me siguri që pas 2-3 sezonesh, do të kushtojë shumë më shumë sesa sot.

The post Dortmund nuk humb kohë dhe gjen zëvendësuesin ideal të Adeyemi, ylli i ri i Gjermanisë appeared first on Telesport.