Cristiano Ronaldo humbi shansin e fundit në karrierë për të fituar trofeun e vetëm që i mungon, Kupën e Botës. Portugalia e tij u eliminua në raundin e 1/16-ve nga Spanja, me rezultatin 1-0.

Ish-kampioni i botës me Francën, Youri Djorkaeff, ka lëshuar një deklaratë të fortë ku sipas tij Cristiano Ronaldo u bojkotua nga shokët e skuadrës.

“Nëse e merrni Cristiano Ronaldon me vete, skuadra duhet të luajë për Cristiano Ronaldon, dhe ky nuk ishte aspak rasti. Mund të them se ai u bojkotua nga skuadra e tij. Ai nuk u shërbye nuk shokët e skuadrës dhe nuk u vu në kushtet më të mira.

Ose nuk duhet ta merrnit fare, ose kur e morën duhej të siguroheshin që skuadra duhej të luante për të”, tha Djorkaeff.

SHIKOVIDEON

The post “Cristiano Ronaldo u bojkotua nga shokët e skuadrës”, akuzë e fortë nga ish-kampioni i botës (video) appeared first on Telesport.