Ish-mesfushori i Holandës, Rafael Van der Vaart, tashmë në rolin e analistit, ka folur me fjalë të mëdha për Kylian Mbappe, pas fitores së Francës 2-0 ndaj Marokut. Van der Vaart është treguar i ashpër me ata 97 milionë tifozë që firmosën një peticion online për largimin e Mbappe gjatë sezonit të fundit te Real Madrid, ku francezi mori shumë kritika.

“Ata njerëz duhet të turpërohen! Duhet të “heqin qafe” atë tjetrin (Vinicius Junior) dhe jo Mbappe. Kylian është thjesht më i miri. Ndaj Marokut nuk bëri një ndeshje të përkryer. Humbi disa raste, por shënoi një gol të shkëlqyer. Ai është vërtet i pabesueshëm dhe shumë i shpejtë. Kam një ndjenjë se në moshën 41-vjeçare, ai do të vazhdojë të luajë futboll dhe do të jetë po akq i shpejtë” tha Van der Vaart.

Në lidhje me penalltinë e humbur nga Mbappe ndaj Marokut, Van der Vaart shtoi se nuk mund të stërvitesh për penallti, edhe kur je më i miri, duke e krahasuar me Messin dhe penalltinë që ai humbi ndaj Egjiptit.

The post “Ata që dyshuan për Mbappe te Real Madridi duhet të turpërohen” appeared first on Telesport.