Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet e zhvilluara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë zhvilluar në frymë konstruktive, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Në një postim në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për rrugën përpara.

“Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim. Nga ana tjetër, Bedri Hamza konfirmoi se PDK do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati, megjithëse tha se partia mbetet e hapur për dialog politik. Ndërkohë, Lumir Abdixhiku e cilësoi takimin me Kurtin si një hap të mirë drejt vazhdimit të diskutimeve, duke theksuar se LDK-ja mbështet krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe ruajtjen e balancës demokratike në vend. Kurti paralajmëroi edhe takime të tjera në ditët në vijim.

The post Kurti optimist pas takimeve me opozitën, marrëveshja ende larg appeared first on Alsat.