Banesat sociale në Kërçovë që u ndërtuan në lagjen Ivanidoll ende nuk janë vënë në funksion, pasi objektet nuk figurojnë në kadastër dhe nuk kanë të kyçur as rrejt kanalizimi dhe energji elektrike.
Projekti është financuar 90% nga BE-ja dhe 10% nga Komuna. Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas tha se nëse këto banesa nuk vihen në funksion së shpejti, ka gjasa BE-ja t’i kërkojë fondet.
Kryetari Komunës së Kërçovës Aleksandar Jovanovski u zotua se do të marrin masat e nevojshme që këto banesa të vihen në funksion.
Banesat sociale janë dedikuar për 30 familje rome nga ky qytet. Kujtojmë se në fillim të ndërtimit të banesave banorët e lagjes u ngritën në protesta disa javë radhazi sepse nuk donin që komuniteti rom të jetonte në lagjen e tyre.
