Në terren kanë nisur punët për rrugën Tetovë-Prizren, segmentin që kalon mbi fshatin Shipkovicë. Sihariqin për këtë e dha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
Nga partia VLEN thanë se rruga Tetovë-Prizren nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një lidhje strategjike mes shqiptarëve, një nxitje për ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e rajonit. Kritikuan qeverisjet e kaluara për premtime boshe.
