Në Kërçovë, e cila u shpall qytet i kulturës për vitin 2006, po vazhdojnë aktivitetet e përditshme kulturore, që shpalosin vlera artistike por edhe ato tradicionale. Së fundi u ekspozuan veshjet tradicionale të fshatit Bukojçan.
-Ta shohin veshjen tonë si është e bërë dhe si nënat dhe gjyshet tona i kanë bërë me shumë mund këta punë dore me serm. Gjeneratës së re i bëjmë një fotografi të bukur që të nga jemi dhe kush jemi dhe si janë bëre veshjet popullore”, thotë Alekso Trishovski, artist.
