Cvetan Tripunovski ia ka dorëzuar detyrën e ministrit të të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bashkëpartiakut të tij, Borçe Serafimovski, i cili gjithashtu vjen nga partia ZNAM.

“Me dorëzimin e detyrës së ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përfundoj një kapitull të rëndësishëm të mbushur me punë për zhvillimin e sektorit bujqësor. Kolegut tim i uroj punë të suksesshme në vazhdimin e projekteve që kemi nisur, në interes të bujqve. Së bashku dëshmuam se me punë dhe vizion mund të arrihen rezultate. Besoj se kujdesi për bujqësinë do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, ka shkruar Tripunovski.