La Liga ka publikuar orarin për tre javët e para të ndeshjeve të sezonit të ri 2026-2027, duke i kushtuar vëmendje të veçantë javës hapëse të kampionatit.
Qëllimi i Federatës Spanjolle ishte të shtyheshin ndeshjet e ekipeve me lojtarë që luanin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Dhe kështu ndodhi, të paktën pjesërisht.
Ekipeve të Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid, ende me lojtarë në Francë, Spanjë, Angli dhe Argjentinë, u janë shtyrë ndeshjet e tyre të javës së parë.
Konkretisht, ndeshja e Atlético Madrid u shty për në datën 19 gusht, ndërsa Real Madrid dhe Barça do ta fillojnë sezonin e tyre direkt në javën e dytë (midis 20 dhe 24 gushtit), me raundin e parë të shtyrë për në 26 dhe 27 gusht.
The post La Liga shtyn ndeshjet hapëse të Real, Barça e Atletico për shkak të Kupës së Botës appeared first on Telesport.
