Ish-portieri i Anglisë, Peter Shilton, i cili pësoi dy golat e Diego Maradonës në ndeshjen legjendare ndaj Argjentinës në Botërorin 1986, riktheu polemikat në prag të gjysmëfinales Angli–Argjentinë në Kupën e Botës 2026.

“Rivaliteti me Argjentinën është i veçantë. Shpresoj që këtë herë të flitet vetëm për futboll dhe jo për politikë”, – tha Shilton, duke dënuar edhe thirrjet e tifozëve argjentinas për Ishujt Falkland (Malvinas): “Nuk duhej ta bënin”.

Përtej golit të famshëm me dorë, ai pretendon se edhe goli i dytë i Maradonës ishte i parregullt: “Mund ta fitonim ndeshjen, por na mashtruan. Duhej të anulohej edhe ai gol, sepse pati faull ndaj Glen Hoddle. Po të kishte qenë VAR-i… Arbitri i asaj ndeshjeje ishte vërtet i paaftë”.

Shilton kritikoi edhe arbitrin, duke thënë se “pas gabimit më të madh të jetës së tij, mori topin, e shiti në ankand për 2 milionë paund, madje bëri edhe foto me Maradonën”.

Në fund shtoi: “Nuk dua të flas keq për Maradonën, por ai mund të më ishte afruar pas ndeshjes dhe ta pranonte gjithçka. Do ta kisha falur. Kampionët duhet të kenë edhe shpirt sportiv. Ai nuk e kishte”.

 

The post Shilton, 40 vite pas “Dorës së Zotit”: “Edhe goli tjetër i Maradonës ishte i parregullt” appeared first on Telesport.