Ish-trajneri i Italisë ngre zërin për futbollin italian: “Një dështim në kahun e kundërt të suksesit, me tri Kupa Bote radhazi jashtë. Një fjalë për Italinë? Janë thënë shumë fjalë. Tani është koha për fakte, jo për biseda dhe politikë. Nuk mund të mungojmë në tri Kupa Bote radhazi, është realizuar një ‘arritje’ në drejtimin e kundërt”.

Në intervistën e sotme për “Gazzetta dello Sport”, trajneri nuk ka dashur të flasë për çështjet aktuale që lidhen me kampionatin italian apo të ardhmen e tij, por vetëm për Kupën e Botës që po e ndjek si spektator, ndërsa shijon pushimet e merituara. Megjithatë, në fund dha edhe mendimin personal për axurrët, ndërsa emri i tij vazhdon të përmendet si një nga kandidatët më të besueshëm për të pasuar Gattuson, pas dështimit të fundit.

Gjatë intervistës pati hapësirë edhe për një vlerësim mbi sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili këtë mbrëmje do të luajë me Argjentinën kundër Anglisë:

“Çfarë më bën përshtypje tek ai? Rritja e tij e vazhdueshme. Dhe më pas personaliteti e karizma. Ekziston një Inter me Lautaron dhe një Inter pa të, prania e tij bën shumë diferencë. Veprimi i Lautaros në golin e tretë të Argjentinës kundër Egjiptit kaloi paksa pa u vënë re, por ishte i çmendur. Ai u kthye në gjysmën e fushës, mbrojti topin, i dha kohë Enzo Fernandezit të mbërrinte dhe më pas bëri një krosim perfekt. Nuk pret nga një numër 9 një lojë të tillë.

Lautaro, ashtu si Alvarez, e ka kuptuar se mund të jetë i rëndësishëm edhe vetëm për pak minuta”.

The post Conte flet për kombëtaren italiane: “Mjaft me fjalë dhe politikë, tani është koha për fakte” appeared first on Telesport.