Veshja në stil pizhame, e pasuruar me disa detaje, nuk është një risi, sidomos në sfilatat e modës së lartë. Por në Taormina, ku për katër ditë u zhvilluan evente dhe sfilata të “Dolce & Gabbana”, shumë kureshtje shkaktoi fakti që Stefano Gabbana u pa duke lëvizur në rrugicat e qytetit me “pizhame” blu nga koleksioni i tij dhe me shapka.
Më pas nuk kaloi pa u vënë re edhe veshja prej mëndafshi me ngjyrë të gjelbër, në stil nate, e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili e festoi në restorantin “Da Nino” ditëlindjen e partneres së tij, Isabel, me një tortë në formë zemre.
Një darkë me specialitete siciliane, ku pamja e tij tërhoqi vëmendjen. Elegant dhe i buzëqeshur, ylli i futbollit iu përgjigj mikpritjes me shumë disponueshmëri, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga futbollistët më të dashur dhe më të njohur në skenën ndërkombëtare.
Pas përfundimit të angazhimeve sociale, programi i Haaland parashikon disa ditë relaksi në ujërat e Sicilisë me një jaht, përpara se të rifillojë përgatitjet për sezonin e ri me Manchester City.


The post Haaland me “pizhame” në ditëlindjen e të dashurës, festa ndryshe e çiftit në Itali appeared first on Telesport.
