Sektori industrial i Kinës ruajti rritjen e qëndrueshme dhe vazhdoi të jetë një nxitës kyç i ekonomisë në gjysmën e parë të vitit 2026, u shpreh në një konferencë shtypi të hënën kryeinxhinieri i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës Wang Weiming.

Prodhimi me vlerë të shtuar i ndërmarrjeve të mëdha industriale u rrit 5.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, teksa 32 nga 41 sektorët kryesorë industrialë të vendit raportuan rritje, vuri në dukje Wang.

Sipas tij, fitimet korporative u përmirësuan, ndërsa kërkesa e fortë botërore për prodhime lidhur me inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e gjelbër ndihmoi në rritjen e eksporteve të qarqeve të integruara, përbërësve elektronikë dhe turbinat e erës.

Wang theksoi që rritja u mbështet gjithashtu nga provincat e mëdha industriale dhe sektorët e përparuar të prodhimit, duke përfshirë pajiset elektronike, automjetet e makineritë elektrike. Ai shtoi se Kina vijon ta ngrejë nivelin e sektorit të prodhimit, duke nxitur fabrikat e zgjuara, grupimet e përparuara të prodhimit dhe prodhimin më të gjelbër.

Edhe industria kineze e informacionit dhe komunikimit pati një rritje e fortë, vuri në dukje Xie Cun, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Zhvillimit të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Deri në fund të qershorit, në Kinë kishte mbi 5.1 milionë stacione bazë 5G , ndërsa kapaciteti kompjuterik inteligjent u rrit ndjeshëm me 177 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.