FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës pas finales së Botërorit, shkruan Sky Sports.

Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja dhe më pas lojtarë argjentinës sulmuan lojtarët e Spanjës.

Leandro Paredes u ndëshkua me të kuq pas ndeshjes, për sulm të realizuar ndaj Eric Garcias dhe Gavit.

Kjo megjithatë nuk ishte e tëra. Nahuel Molina tentoi të sulmonte Rodrin që po festonte suksesin.

Ndërkohë njëri prej trajnerëve të Argjentinës, Roberto Ayala, tentoi të godiste Dani Olmon në fytyrë. 

I gjithë ekipi i Argjentinës ktheu shpinën derisa Spanja po e festonte titullin e kampionit.