Oferta prej 100 milionë eurosh e Barcelonës për Julian Alvarez është e vlefshme deri në fund të këtij muaji, sipas presidentit të katalanasve, Joan Laporta. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka reaguar përmes drejtorit ekzekutiv, Miguel Angel Gil Marin, i cili bëri të ditur se Julian Alvarez nuk do të largohet këtë verë, as për 100 milionë euro, as për 150 milionë euro dhe as për 200 milionë euro.
Në këtë situatë, Barcelona ka vendosur të shqyrtojë emra të tjerë për sulmin. TEAMtalk zbulon se klubi katalanas po merr në konsideratë transferimin e njërit prej këtyre dy sulmuesve: Darwin Nunez ose Dusan Vlahovic.
I pari, është gati të rikthehet në Europë pas një sezoni aspak të mirë në Arabinë Saudite tek Al-Hilal. Vlera në treg e uruguajanit sipas Transfermarkt është 20 milionë euro, por klubi saudit kërkon mbi 40 milionë euro për ta lënë të lirë.
I dyti, është një mundësi e mirë për të forcuar sulmin me kosto zero. Vlahovic vendosi të largohej nga Juventus si lojtar i lirë dhe tashmë është në kërkim të një destinacioni të ri.
The post Atletico nuk lëshon pe për Julian Alvarez. Barcelona zgjedh dy emra për qendërsulmuesin e ri appeared first on Telesport.
